Berisha thirrje demokratëve: T’i bashkohemi protestës qytetare të enjten! Pa flamuj e simbole!

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike t’i bashkohen protestës qytetare ditën e enjte.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ai theksoi se demokratët duhet të marrin pjesë në protestë, por pa përdorur simbole ose flamuj të Partisë Demokratike.

“Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të Edi Ramës. Ndaj, ditën e enjte, në protestën kombëtare qytetare, demokrate e demokratë nga e gjithë Shqipëria dhe Tirana do t’i bashkohen dhe do të jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj!

Jemi në protestë qytetare rinore, për një kauzë jashtëzakonisht të madhe! Protestohet kundër reformës territoriale me të cilën padrinoja kërkon, me një të rënë të lapsit, duke shkelmuar interesat e qytetarëve, të shuajë 15 bashki!”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top