Berisha: Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, do të thotë të jesh një tradhtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua një mesazh në WhatsApp, ku iu referohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si ‘idiotë’. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, Berisha tha se ministri ka vepruar si një nacionalist i verbër serb dhe maqedonas dhe se ai duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen dhe jo të përpiqej ta fshihte.

“Kjo është një deklaratë kriminale, antishqiptare, e turpshme, prej një gangsteri, që ka humbur çdo integritet, që ka humbur çdo element të ndërgjegjes kombëtare dhe tejkalon. Bravo, ju e thoni vetë, barazohet me ultranacionalistët më të verbër maqedonas dhe serbë. Dorëheqja e tij urgjente është akti i domosdoshëm. Ky etiketim që u bëri ai dhe përpjekja e turpshme që bëri për ta fshehur, unë e përgëzoj zotin Këlliçi, i cili zbuloi një akt të tillë kriminal, një akt të tillë të pashembullt. Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, se ata nuk mbrojnë Pashiqin, kryeministrin më të mirë të serbëve pas Pashiqit, Edi Ramën, do të thotë të jesh një tradhtar më i keq se ai. Një gjuhë gangsteri dhe vagabondi. Për të cilën ai duhet të japë menjëherë dorëheqje. Dhe jo të fshihet. Belind Këlliçi i nxori dokument, i nxori mesazhet e ambasadorit. Shikoni se kush e ka, shikoni çfarë gangsteri është në politikën e jashtme të Shqipërisë, drejton politikën e jashtme. Sigurisht, vetëm ai mund të zgjidhej nga Edi Rama, nuk mund të zgjidhej kush tjetër. Akt i pashembullt, i padëgjuar ndonjëherë. Dhe pse? Sepse s’mbrojtën Edi Ramën ata. Po si mund të mbrohet Edi Rama, një tradhtar i kombit? Pse je ti lakej i tij? E dënueshme, plotësisht,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top