Berisha: Taulant Balla është në hetim për lidhjet me grupet kriminale

Kreu i Rithemelimit ka mbledhur grupin parlamanet mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Taulant Balla është në hetim për lidhjet e tij me grupet kriminale. Ai tha se EUROPOL-i i ka sjellë prokurorisë shqiptare të dhëna për Taulant Ballën, e këtë e ka konfirmuar përmes burimeve të tij serioze. Berisha akuzon Ballën se është i lidhur me grupet kriminale të Elbasanit, Librazhdit, Lushnjës, e kjo sipas tij është e vërtetuar me dokumente zyrtare.

“Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie. Balla me dokumente zyrtare rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, Cërrikut, Lushnjës, Librazhdit dhe klanin Rraja. Për këto ka dokumente. Balla është në hetim, është thirr të paktën tre herë në SKAP-un e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka me emër të shoqes dhe për probleme të tjera.

Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Taulant Ballën, kjo e thirrjes së tij në SKAP është 100% e vërtetë, jo një po disa herë, paçka se dilte e thonte isha për Saliun, ata e kishin thirr për lidhjet e tij me krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol që e kanë të regjistruar sipas këtij burimi, kjo mbetet në fshehtësinë e SPAK, përderisa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet. Përveç deputetit, ka imunitet edhe si ministër i brendshëm, mund të ushtrojë mbi prokurorët presione nga më të ndryshmet”, tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top