Berisha: Takim me përfaqësues të 28 partive, temë qendrore ishin zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës të PPE, se tema kryesore ishin zgjedhjet dhe narkoshteti. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj nuk preferon të jap detaje të tjera.

Sipas tij u diskutua edhe për asgjësimin e sistemit të drejtësisë. Ai tha se temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet.

Sali Berisha: Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane. Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet. U jemi shumë mirënjohës. Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision.

Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan. Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze.

E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente. U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto.
Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top