Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin: Në Elbasan votuan fëmijë, ka pamje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij, njëkohësisht kreu i KAS, se po injoron provat dhe faktet e dorëzuara nga “Bashkë Fitojmë”, që sipas tij faktojnë vjedhjen e votave më 14 maj.

“Dokumente e video faktojnë se mbi 70% të qendrave të votimit, operatorët shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.

Zgjedhjet në Elbasan janë farsa më e madhe elektroale. Këta militant të PS, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, janë treguar shkelës të ligjit, pothuajse në të gjitha qendrat e votimit.

Në një seancë që ka vazhduar deri në 6 të pasdites. Prova filmike janë paraqitur para KAS, i cili kryesohet nga një kriminel elektoral. Proces antiligjor faktuar me pamje filmike të marra nga qendrat e votimit, injorohet nga një person që ka urrejtjen në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar si zv. kryeministër dhe ministër i drejtësisë për shkak të korrupsionit.

Ai nuk meriton, e ka vendim aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral. I keni ndjekur ndoshta dje nga salla e KAS, në çdo qendër votimi gjatë gjithë ditës shkelën ligjin. Votimi në Elbasan kulmoi kur u lejuan të votojnë fëmijë 10-vjeç, është e filmuar.

Në qendrën e dytë më të madhe të vendit de facto nuk është votuar”– tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top