Berisha sulmon gjyqtaren: Irena me tre mbiemra, një falsifikatore e shpifur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një seri akuzash ndaj gjykatës Irena Gjoka. Në fjalën para mbështetësve të tij poshtë dritares, Berisha e konsideroi gjykatësen e procesit të tij, një “falsifikatore të shpifur”.

“Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt. Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik. Një proces fund e krye ekstraligjor. Një proces fund e krye antikushtetues” – tha Berisha që komentoi edhe lajmet e mediave greke që raportuan për një arrestim të gjykatëses vite më parë në shtetin fqinj.

“Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse! Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente. Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së. Një kukull e neveritshme, që në vend se të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës. Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës” – tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top