Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka deklaruar se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal do të dorëzohet mbrëmjen e sotme para drejtësisë.
Berisha u shpreh se ai ka pranuar fajësinë në lidhje me dosjen shqiptare, gjë që sipas tij inkriminon edhe kryeministrin Rama.
“McGonigal pranoi fajësinë me dosjen shqiptare, kjo do të thotë se ai është fajtor. Njëri ka marrë ryshfet, tjetri e ka dhënë. Faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem sot në orën 8 të darkës McGonigal dorëzohet. Së bashku me të edhe Edi Rama. Ky është zhvillimi dhe një histori që ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për vendin”, u shpreh ai.