Berisha: S’kam ambicie për pushtet e para, por për të ndryshuar jetën e shqiptarëve

“Nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para. Kam një ambicie të papërmbajtur, të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë”, ka deklaruar nga Hasi kreu i PD-së, Sali Berisha.

Kryedemokrati theksoi se ai nuk kërkon nga qytetarët as 4 vite, as 6 vite, as 12 vite në qeveri, por ka një ambicie të papërmbajtur, t’u kthej shqiptarëve paratë e tyre, e jo t’ua plaçkitin.

Më tej ai ftoi qytetaret demokrate, socialiste dhe të paparti, “të votojnë ndryshimin, shansin e madh të 100 ditëve dhe Shqipërisë”.

Berisha: Në 12 vite, keni dëgjuar nga Edi Rama vetëm premtime dhe mashtrime. Po t’i bëni analizën në 12 vite, del që profesioni i tij në këto vite është vetëm vjedhja, vjedhja dhe mashtrimi.

Unë nuk ju kërkoj juve as 4 vite, as 6 vite, as 12 vite. Në këtë stad të moshës sime, nuk kam asnjë ambicie as për pushtet, as për para. Kam një ambicie të papërmbajtur, të ndryshoj jetën e shqiptarëve për mirë.

Kam një ambicie të papërmbajtur, t’u kthej shqiptarëve paratë e tyre, e jo t’ua plaçkitin. Kam një ambicie të krijoj një mundësi për çdo shqiptarë, sepse këta qytetarë dhe të rinj kanë nevojë për mundësi reale jo për mundësi me lugë bosh, me fjalë bosh.

Ftoj çdo socialistë, çdo të lëkundur dhe të paparti të Hasit, diasporën, të votojnë ndryshimin, shansin e madh të 100 ditëve dhe Shqipërisë. Shqipërisë do t’i hapim një kapitull të ri, do e ndajmë nga e keqja e madhe, do krijojmë një mundësi të re që vendi të ecë ne rrugën e zhvillimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top