Berisha: Si po terrorizon Balluku Partinë Socialiste

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila aktualisht është e pandehur nga SPAK, duke e akuzuar për terror ndaj eksponentëve të tjerë të PS dhe për përdorimin e presionit përmes dosjeve ndaj tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi: “Vazhdon terrori për Lubi Ballukun ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. E armatosur gjer në dhëmbë me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme që Oltjon Bistri ka kryer me porosi të saj dhe Edi Ramës, të ambasadave, institucioneve, të drejtuesve dhe ministrave të qeverisë socialiste, Lubi Balluku tani iu ka imponuar atyre Omerta-n, kodin mafioz të heshtjes.”

Berisha shtoi se, sipas tij, Balluku nuk përdor kërcënime fizike, por kërcënimin me dosje publike, të cilat mund të “presin karrierën e çdo zyrtari që guxon të veprojë kundër saj”. Ai paralajmëroi se kushdo që vepron kundër saj rrezikon të përballet me fatin e kryebashkiakut Erion Veliaj, sipas fjalëve të tij.

“Vazhdon terrori për Lubi Ballukun ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. E armatosur gjer në dhëmbë me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme që Oltjon Bistri ka kryer me porosi të saj dhe Edi Ramës, të ambasadave, institucioneve, të drejtuesve dhe ministrave të qeverisë socialiste, Lubi Balluku tani iu ka imponuar atyre Omerta-n, kodin mafioz të heshtjes.

Ajo nuk i ka kërcënuar ata dhe nuk i kërcënon me plumbin pas ballit por me dosjen publike para gjithë shqiptarëve me të cilat ajo është e aftë të presë cdo karrierë të tyre ndaj dhe ata mbajnë një heshtje totale. Janë këto rrethana, të cilat bëjnë që Lubi Balluku jo të mos mendojë për dorëheqje, por të kërcënojë me ndërprerje karriere secilin prej atyre që do guxojë të punojë kundër saj, iu rezervon fatin e Erion Veliajt”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top