Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Berisha e ka cilësuar këtë akt si një vjedhje pronësie, i cili është diktuar nga padroni i tij, Edi Rama.
“Tani, ai është në një mision, Brava është në një mision dhe atij ja dikton padroni i tij, Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie. Natyrisht është një akt shumë i gabuar, një gjest i dënueshëm, por shqiptar që të votojë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka,” tha Berisha.