Berisha: Shqipëria, në grupin e vendeve ku arrestohet lideri i opozitës

Ndërsa nesër në Kuvend, në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, nga ana tjetër opozita ka njoftuar protestën e radhës.

Berisha, u shpreh se Shqipëria do renditet me vendet ku arrestohet lideri i opozitës.

Berisha: Ju e patë, për herë të parë në histori, kërkesa për heqjen e imunitetit u shoqërua me zero prova, fakte dhe dokumente.
Ju garantoj se kjo as në vendet diktatoriale nuk ndodh.
Paraqesin diçka.
Po pse nuk paraqitën dot asgjë? Sepse nuk kanë asgjë.
Sepse kanë vetëm trillime, shpifje dhe manipulime.
Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kryer nga Edi Rama, ndër korrupsion ose faktorë të tjerë.
Asnjë tjetër. Nëse quhet vepër penale ndryshimi i destinacionit. E ka ndryshuar destinacionin fillimisht të një pjese, më pas të të gjithë pjesës. Nga terren sportiv në terren urban me zhvillim të lartë, jo të mesëm, të lartë.
Kështu që në këtë kontekst, ai është procesi më ligjor, ndaj dhe nuk nxorën dot asnjë fakt.
Dhe kur avokati im pyeti ish-oficerin e sigurimit, na jep një dokument në lidhje me ndryshimin e destinacionit, ai nuk nxori dot asnjë, sepse kudo që të fuste dorën, i dilte Edi Rama.
Nuk kanë asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument. Pra, është strikt politik.
A do drejtoj unë?
Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë.
Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë.
Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top