Berisha: Shqipëria narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik

Gjatë fjalës në takimin për gratë dhe integrimin të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe fondacioni ‘Jarl Hjalmarson’, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, Shqipëria është narkoshteti i parë në Europë.

Sipas tij, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik në vend, duke mbështetur qeverinë.

“Në Shqipëri nuk ka Rusi. Ka drogë dhe një fuqi të jashtëzakonshme që vjen prej saj. Prandaj, në fakt, kartelet e drogës dhe krimi i organizuar nuk lejojnë në këtë vend rrotacionin e pushtetit. Këtu është instaluar një narkoshtet. Ky është i pari dhe i vetmi narkoshtet në Europë. Cilat janë pasojat? Shkatërruese’, u shpreh Berisha.

“Nëse në Gjeorgji ‘vëllai i madh’ është Rusia, në Shqipëri nuk është Rusia, por droga dhe kartelet e drogës. Në një situatë të tillë, sigurisht që përballemi me probleme shumë të vështira.

Çfarë kërkojmë ne? Kërkojmë një qeveri teknike dhe zgjedhje normale. Ka pasur probleme të mëdha me Kushtetutën dhe drejtësinë në vend. Kryeministri bllokoi në mënyrë brutale hetimin ndaj zëvendëskryeministres, sepse në fakt ai ishte pas saj në të gjitha veprimet” -tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top