Berisha sfidon Ramën: E ftoj në debat, do ia nxjerr dokumentet e shkeljeve fap e fap

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama duke e ftuar në një debat live sa i takon fushatës elektorale. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se Rama nuk përballet dot pasi mbi të rëndojnë shumë afera, për të cilat ish-kryeministri tha se ka dokumente.

Po ashtu Berisha tha se e paprecedentë është dhe fakti se dhe kandidatët e tij nuk përballen me rivalet në debate live.

“Të gjitha këto kanë kontrast të madh me krahun tjetër. Siç e shihni, bota pa censurë, që është bota dixhitale, zien e tëra për opozitën. Para se të vija këtu, në një votim prej 12 mijë vetësh në portalin e studentëve, 69% votonin Belind Këlliçin. Rinia e tëra pas tij, ndërkohë, po nga bota dixhitale, javën që kaloi largfalsi e mbylli me indeksin më të lartë të neverisë në mediat sociale. Indeks, i cili ishte 20 herë ose dhe më shumë më i lartë sesa rivali i tij, që kishte pëlqyeshmëri të larta. Ajo çka shpreh mendimin reale të qytetarëve faktohet si një triumf i padiskutueshëm i opozitës. Edhe një herë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimin e kandidatëve nga Edi Rama, si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë. Akt i pashembullt! Edi Rama nuk i nxjerr dot në studio sepse mbi ta rëndojnë dhjetëra qindra euro fatura vjedhjeje, në projektet nga më të ndryshmet. Në këto kushte, kjo është thirrja e përsëritur e imja. Iu bëj thirrje mediave që të ftojnë kandidatët dhe të lënë karrigen boshë të kandidatit që nuk do të paraqitet. Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës që të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai konsideron që i shërben interesit të pushtetit të tij. Ai nuk vjen dot. Unë e bëj këtë, por jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera mbi shpatullat e tij. Unë ia nxjerr dokumentet një nga një. Ai duhet të vijë në debat dhe të paraqesim të gjitha problematikat. Unë do i rreshtoja atij jo vetëm vjedhjet me firmat tij paf-paf paf, e fap fap fap, dhe vjedhjet e familjarëve të tij.”, tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top