Berisha: Rezultatet e PISA -s, dëshmia flagrante e shkatërrimit të arsimit

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu keqardhjen për rënien dramatike të treguesve për nxënësit shqiptar. Sipas tij, kjo rënie lidhet me dy faktorë.

Berisha tha: “PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri.

Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.

PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.

Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar. Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore.

Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.

Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë.

Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009.

Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha. Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit 2009 dhe kjo është dëshmia më flagrante e shkatërrimit, e shpërbërjes së sistemit arsimor, që nga ajo që është një rivdekje e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top