Berisha: Rezoluta me fakte denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demkratike, Sali Berisha ka lexuar sot rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin’. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Rezoluta me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve. Ndër të tjera Berisha shtoi se rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj ndërsa ajo e dyta bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës.

“Është e vërtetë që kjo është rezoluta e dytë, e para është në tetor. Rezoluta e parë e paralajmëron farsën me të gjithë shëmtinë e saj. Rezoluta e dytë bazohet në raportet e institucioneve ndërkombëtare pas zhvillimit të farsës, dhe kjo rezolutë me fakte konkrete denoncon shkeljen e parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të sanksionuara në dokumente ndërkombëtare. Pra, ajo e paralajmëroi kurse kjo e denoncoi zhvillimin e kësaj farse.

Kështu ndodh dhe me rezolutën e Valencias. Ajo i ka të gjitha këto. Por rezoluta e Valencias në datën 30 prill, ishte në fund të fushatës, i kishte mbledhur elementët e fushatës. Tani kjo është pasi u zhvillua fushata, zgjedhjet, dhe faktikisht kjo konkludon siç kishte paralajmëruar se, u zhvillua në Shqipëri një farsë elektorale.
Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se prozhektorët e komunitetit ndërkombëtar, të organizatave partiake politike janë non stop mbi Shqipërinë, narkoshtetin shqiptar,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top