Berisha-Ramës: Populli të ka braktisur, nuk i mbulon dot vjedhjet e qeverisjes tënde

Kreu demokrat Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar ku u prezantua program politik i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i thënë të mos përdorë emrin e Zotit dhe Skënderbeur për të mbuluar vjedhjet dhe keqadministrimin e qeverisë së tij.

“Ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Patëm një staf të jashtëzakonshëm që punuan për realizmin. E vërteta është jo vetëm kaq, por edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Kthyem projektin në një plan konkret të realizueshëm në katër vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.

Kam një thirrje për Edi Ramën, mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur. Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top