Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Himarë dhe zgjedhjen e kandidatit socialist si kryebashkiak. Përmes një postimi në Facebook, Berisha se pas burgimit politik të Fredi Belerit, kjo ishte grabitja e radhës e kryeministrit Edi Rama.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Berisha shkruan më tej se Rama ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë, sipas tij i kishte lejuar të votonin. Kryedemokrati tha kryeministri solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit.
POSTIMI I BERISHËS:
Grabitja e rradhës!
Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.
Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin.
Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.
Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.
O sot o kurrë!