Berisha: Rama këtë mandat nuk do ta gëzojë, do të përgjigjet për këtë batërdi

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sot se Edi Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat të fituar. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kryeministri do të përgjigjet për lëtë batërdi elektorale duke shtuar se Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Berisha u shpreh më tej se rezulatatet janë që të gjitha të fabrikuara në mënyrën më të turpshme dhe më të paimagjinueshme.

“Unë e thashë këtë, ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme. Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Beteja është e hapur në të gjitha frontet.
Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota. E ky është vetëm një hap. Pra, Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Unë kam bindjen më të thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe se, ai do të përgjigjet do të përgjigjet deri më një, për këtë masakër elektorale, batërdi elektorale që kreu, për këtë farsë të turpshme elektorale që bëri haptas, pa asnjë kufizim,” tha Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top