Berisha: Rama ia ‘lidhi’ sytë Llogarasë, zgjodhi tunelin ku mund të vjedhë më shumë

Nga Vlora, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Hysni Sharrën, ish kryeministri Salli Berisha denoncoi shkatërrimin e sheshit të qytetit. Berisha u shpreh se Rama i lidhi sytë Llogarasë duke ndërtuar tunelin ndërsa shtoi se ka zgjedhur të ndërtojë segmentin më të gjatë, për të vjedhur sa më shumë fonde.

“Vjen në Vlorë, ky sheshi këtu nuk është vetëm i Vlorës por i mbarë kombit. Ky vjen pa pyetur njeri. Pa asnjë konsultë me ju, pa asnjë konsultë mbarëkombëtare Shkatërron sheshin. Ndërton një objekt që duket si kasaphanë kuajsh. E gjeti ky. Shkon shkatërron sheshin që ishte simbol i qytetit. Ia lidhi sytë Llogarasë me tunelin. Por Vlora dhe Shqipëria pamje më magjepsëse se nga Qafë Llogaraja nuk ka. Më erdhën mua të bëjnë tunelin. Jo i thashë Llogarasë nuk ia lidh sytë unë. Kushdo të vijë këtu të dalë njëherë të shohë sa bukur është. Ky shkoi zgjidhi tunelin që vjedh më shumë, tunelin 7 km. Ka kushtuar pothuaj dyfishi i tunelit të Kalimashit. Se ndan paratë me kompaninë. Është koha me Hysni Sharrën të cilit unë i shpreh besimin më të plotë. Kam kënaqësinë më të madhe që ky është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju.

14 Maji janë zgjedhje lokale por janë zgjedhjet politike më të rëndësishme që nga viti 1992 kur ne e përmbysëm një monizëm. Më 14 Maj le të përmbysim monizmin e dytë. Le t’i presim biletën Edi Ramës. Edi Rama, është angazhuar në një luftë të pamëshirë kundër opozitës dhe pluralizmit. Kontraktoi si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare kryezbuluesin e Shteteve të Bashkuara. Por ja ku jemi ne, të pamposhtur demokratë. Jemi të pamposhtur jo se jemi mbinjerëzorë, por për shkak të kauzës sonë. Ne do fitojmë, rroftë Vlora, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

Ai deklaroi se qytetarët duhet të ngrihen në këmbë për të shpëtuar vendin nga Edi Rama i cili synon të shkatërrojë prodhimin vendas.

“Edi Rama arriti këtu ku arriti edhe për gabimin tonë sepse bojkotuam zgjedhjet. Në këmbë për të shpëtuar pluralizmin në Shqipëri. Shkoni në fshat, çfarë ndodh me fermerët tanë. Falimentojnë njëri pas tjetrit. E bën ligjin për të falimentuar fermerin. Inputet bujqësore me çmime stratosferike. Nuk i leverdis atij të ushqejë lopën me bar, detyrohet ta therë. Jep 1/6 e asaj që jep Kosova dhe Maqedonia dhe 1/10 e asaj që jep Serbia. Ne jemi këtu për të garantuar jo vetëm 2-3 fishimin e rrogave dhe pensioneve por një politikë që do të subvencionojë çdo prodhim të fermerëve.

Është e faktuar se ata e kthejnë veten disa herë. Prandaj dhe japin subvencion më shumë se ne. Kurse ky me Ballkanin e Hapur hapi mashtrimet e tij. Hapi kufijtë.. Askush nuk i hap. Çdo vend mbron prodhimet e veta bujqësore. Nuk ka më armiqësi ndaj qytetarëve. Ne duhet të bëjmë gjithçka sepse ky vend po pakësohet dhe po tretet”, u shpreh ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top