Berisha: Rama i përçmon fermerët. Sillet si pushtues!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Berat, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim dhe përçmim ndaj bujqve shqiptarë. Berisha deklaroi se Rama ka gënjyer kur ka thënë se vendet europiane nuk subvencionojnë naftën për fermerët. Sipas tij, në të gjithë Europën ekzistojnë skema mbështetëse, ndërsa në Shqipëri fermerët lihen pa ndihmë.

Sipas Berishës, kjo politikë po dëmton rëndë sektorin bujqësor. Ai e cilësoi qasjen e qeverisë si “armiqësore” ndaj fermerëve, duke theksuar se mungesa e mbështetjes po nxit largimin e tyre dhe po dëmton ekonominë e vendit.

“Ky kryeministër shkon dhe mashtron në mënyrën më të paturpshme. Në Europë nuk subvencionohet nafta. Në një kohe kur në Europë nuk ka asnjë vend që nuk subvencionon naftën fermerët. Përsëri fliste, ti i thoshte do sjellës faturën dhe të marrësh 10%. Është një pykë e vërtetë. Ajo 10% nuk ka lidhje me naftën. Ajo ka lidhje me TVSH. Gjë krejt tjetër. Kurse ky thoshte për të marrë naftën, sill faturën dhe merr 10%. Tregon një përçmim ndaj njerëzve që derdhin lumenj djerse. Askush nuk e ka fitimin më me mund se fermeri.

Ky merr një vendim, në një moment kur nafta, ka kapur atë çmim sa punimi i tokës bëhet i paleverdisshëm. Në kohën e pushtimit serb të Kosovës, u rrit çmimi i naftës. Kosova mbeti djerrë masivisht. E diskutoja me Ibrahim Rugovën. Nëse ka diçka që e lë tokën djerrë nuk e zëvendëson parmenda traktorin, dhe ky në vend që të bënte atë që po bën çdo kryeministër në Europë. Gjermania e rriti e dyfishoi subvencionimin, përsëri ka ndërhyrë sot. Përndryshe fermerët falimentojnë. Falimentimi i tyre është një dramë jo vetëm e tyre por për gjithë shoqërinë. Sot jeni 39% e popullatës. Ju jepni 19% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Ju merrni si shpërblim 0.2% të PBB. Nuk ka vend tjetër si kjo.

Një tallje, mirëpo çfarë sjell kjo? Kjo sjell toka djerrë. Kjo sjell largim masiv nga Shqipëria. Sjell importet. Kjo sjell çmime stratosferike. 5 mijë lek domatja në treg. 500 lek e marrin në import, 10 fish e shesin. Kjo qeveri sillet si një pushtues i keq ndaj qytetarëve. Aplikon politika të largimit të tyre, falimentimit. Toka në Shqipëri është një pasuri e çmuar, e cilësisë shumë të lartë. Tokë me diell dhe ujë sa askund. Dhe ju jeni të aftë, nuk ka fermerë më të aftë sa ju. Të lënë pa kurrfarë mbështetje, është një qëndrim armiqësor ndaj jush.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top