Berisha: Rama dhe Yuri Kim bënë gjithçka për të shkatërruar PD-në

Sali Berisha tha në takimin e organizuar me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit, se PD është sot më e fuqishme se kurrë.

“Sot, ata që vranë, ekzekutuan Azem Hajdarin para PD-së, sot ata që kontraktuan si vrasës McGonigalin, që kanë kontraktuar si vrasës me pagesë ambasadorë, bëjnë gjithçka që ne të mos hyjmë në zgjedhje.

Bëjnë gjithçka duke i dhënë vulën dhe logon pengjeve që i kanë marrë ata në këtë afër makbethiane.

Rama nuk është i vetëm. Ai u ndihmua nga ambasadorja Yuri Kim, e cila bëri çdo ndërhyrje në gjykate.

E korruptuar sa vetë McGonigal, ajo është betuar se PD do shkatërrohet, se Shqipëria do përjetojë ndëshkimet më të rënda. Pse? Sepse nuk pranon monizmin e Edi Ramës.

Të gjitha këto u kaluan, ndaj Azemi është më i gjallë se kurrë sot.

Ne jemi dhe mbetemi opozitë e fuqishme sikur atëherë që u krijuam. Aleati më kryesor janë dhe do mbeten SHBA dhe BE.

Ne mbetemi të angazhuar që në këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme Edi Ramës dhe përpjekjeve të mafies për të shndërruar Shqipërinë në çifligun e saj.

Azemi sot është më i gjallë se kurrë, njësoj siç ngrihej mbi supet e studentëve më 9 dhjetor.

Ne sot, të frymëzuar nga ai, do vazhdojmë betejën tonë në të gjitha fushat.

Në një revolucion të pandalshëm deri në përmbysjen e këtij regjimi që nuk meriton të qeverisë asnjë ditë Shqipërinë,” tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top