Berisha: Rama dhe Veliaj detyruan institucionet qendrore të paguajnë inceneratorin e Tiranës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë detyruar edhe institucionet kryesore të paguajnë për djegësin e Tiranës.

DEKLARATA E PLOTE:

Në daljen e tij të fundit publike, faktoi shqiptarëve se ai është autori numër një i vjedhjeve të shekullit, vjedhjes me inceneratorët dhe vjedhjes me PPP-të në fushën e shëndetësisë.
Ai doli të shtunën para gazetarëve për veprat penale më të rënda, të djegësve dhe sterilizimit, të sekuestruara si vepra krimi, duke vlerësuar krimet e shëmtuara që kanë ndodhur me to, thjesht si mangësi në ndërtime.
Konkretisht, ai u shpreh: Gjëra kanë ndodhur, ka pasur mangësi dhe nevoja.
Me mangësi dhe nevoja, Edi Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanit, me të cilin iu vodhën qytetarëve nga klani i plehrave, me në krye vetë Ramën, 28 milionë euro, dhe tani ka ngelur një rrangallë pa funksion, çka dëshmoi qartë djegia e malit të plehrave në Elbasan, pikërisht ditën kur Rama tha se ai ekziston.
Edi Rama vlerësoi si mangësi dhe nevoja krimin e shëmtuar dhe vjedhjen e 40 milionë eurove me djegësin e Fierit, i cili sipas dokumenteve zyrtare, në pranverën e vitit 2021, u njoftua nga pronari në letër i kompanisë, Zoto, se djegësi i Fierit ka përfunduar.
Të njëjtën gjë mashtruan publikun deputetët socialistë, të cilët gjatë komisionit hetimor parlamentar, bënë një vizitë në Fier dhe thanë se djegësi funksionon.
Në fakt, mangësitë e Ramës janë krime të shëmtuara. Djegësi i shpallur funksionues në pranverën e vitit 2021, dhe sot e kësaj dite nuk funksionon, përreth tij është ngritur një mal i tërë plehrash, të cilin Rama u përpoq ta digjte ditën e shtunë njësoj si ato të Elbasanit.
Për djegësin e Fierit, flitet se aty nevojiten, pasi janë shpenzuar 38 milionë euro, edhe 4 milionë të tjera, që mafia e plehrave t’i vjedhë dhe përvetësojë dhe t’i çojë në kontot bankare dhe shqiptarët të marrin një rrangallë që thuhet se është çmontuar në Konstancë të Rumanisë si impiant i viteve ‘70.
Edi Rama, në apologjinë e vjedhjes më të madhe të shekullit, e quajti mangësi dhe nevoja, vjedhjen në 6 vite në djegësin e Tiranës, të 130 milionë eurove. 128 milionë prej të cilave duhet të shpenzoheshin për ndërtimin e plotë të djegësit të Tiranës. Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesorë për faktin se janë zhdukur 130 milionë euro dhe gjurmët e djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë.
Dua të informoj se nga data 4 prill e vitit 2018 deri në vitin 2023, djegësi Veliaj ka marrë nga 16 institicione, 224 pagesa në një total prej 65.9 miliardë lekë apo 65.9 milionë euro.
Por djegësi Veliaj, për të cilin nuk ekzistojnë gjurmë mbi tokë, përveç 65.9 milionë eurove, me një vendim antiligjor të Erion Veliajt, ka marrë edhe 65 milionë euro të tjera nga kompanitë private, që janë detyruar me tre polici, që çdo kuintal dhe apo inerte ta depozitojnë në minierën e floririt të Ramës dhe Veliajt.
Përveç bashkive të qarkut, për kompaninë Rama-Veliaj kanë paguar edhe Ministria e Kulturës, Gjykata e Lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e POlicisë së Shtetit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qendra e Formimit Profesional, INUK dhe Mirlinda e AKSHI-t apo Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Spitali Distrofik, etj.
Në çdo rast, ftoj çdo qytetar shqiptar të shtojë pyetjen: kush mund t’i vinte 10 institucione qendrore në flakët e djegësit të Erion Veliajt, përveç Edi Ramës?
Ndaj në këto kushte, mbetet vetëm fjala e qytetarëve shqiptarë.
Duhet doemos që ata të ngrihen në mbrojtje të pasurive të tyre publike, të ngrihen kundër kupolës së mafies së rrezikshme të plehrave, të kryesuar nga Edi Rama.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top