Kreu i PD-së, Sali Berisha është përfshirë në një debat me ministren Erjona Ismaili, lidhje me çështjen e SHISH.
Ai iu drejtua ministres duke i thënë: Vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete.
Pas kësaj deklarate kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën.
“Sot në ditën kur të dhënat sensitive që NATO i besonte Shqipërisë kanë kaluar në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Ka vetëm një rrugë dorëheqjen e menjëreshëm të padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narko-shteti. Si mundeni të qëndroni indeferent dhe recitoni. Në rastin më skandaloz të historisë së NATO-s, ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë. Për ju kam vetëm një pyetje, keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit, të ka shërbyer për tu ngjitur në detyrë si deputete. Kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo“, u shpreh Berisha.