Berisha publikon dokumente për gjyqtaren Gjoka: Autoritetet i kane vendosur ekspuls

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga jashtë ambienteve të SPAK ka hedhur sërish akuza ndaj gjyqtares, Irena Gjoka, ndërsa bën publik një dokument që sipas Berishës ajo ka hyrë në Greqi me vizë të falsifikuar.

Berisha: Fytyra e reformës në drejtësi, ikona e kësaj reforma është Irena Maneku Gjoka Spata. Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prere të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që i ka fshehur vendimin, që sipas ligjit dhe kushtetutës së Shqipërisë e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionin e magjistratit. Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin dhe nuk e ka deklaruar. Kjo përben vepër penale. Institucionet e kapura të KLGJ, SPAK, ILD nuk veprojnë për këtë krim flagrant. Sot paraqes provën e re, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e policisë së Greqisë, ku vërtetohet ekspulsi nga territori grek, si pasojë e hyrjes në territorin grek me vizë të falsifikuar. Ky është dokument origjinal i lëshuar nga policia greke me vulë apostile. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top