Berisha: Pse e çoi Edi Rama në ekzil Arben Ahmetajn!

Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është arratisur me leje. Kreu i demokratëve, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar tregoi se Ahmetaj është lejuar të largohet sepse nëse do të pyetej për inceneratorët do të përsëriste të njëjtën fjali “Pyesni Edi Ramën”. Pikërisht se do të thoshte këtë, Ahmetaj ka përfituar edhe arratisjen jashtë vendit, sipas Berishës.

“Vetë fakti që Arben Ahmetaj ia mbathi, do të thotë se Edi Rama e çoi në ekzil. Pse them se e çoi në ekzil? Në pamjë të parë duket paradoks se edhe i hapi dosjen dhe e çoi në ekzil. Por e çoi në ekzil sepse Arben Ahmetaj në çdo pyetje publike, do të thoshte pyeteni Edi Ramën.
Këtë ai do të thoshte, kjo nuk e justifikonte se ka kryer çdo veprim që nuk duhej ta kryente. Por ai do bënte këtë.

Pse them se e arratisi Edi Rama? Katër orë përpara se shkresa të dalë nga prokuroria, është informuar Arben Ahmetaj dhe është gjetur në Kakavijë dhe është vërsulur direkt në Kakavijë. Ka prerë një biletë gjoja për Itali për të dezinformuar dhe ia ka mbathur në Kakavijë.
Arben Ahmetaj thuhet se po negocion me Ramën sepse arratisja e tij i ka dhënë një goditje të tmerrshme kësaj organizate kriminale. Dje, avoketërit e tij, të cilët dihen lidhjet e tyre me partinë, thanë se ka një hall familjar. Nuk e thanë pardje këtë. Dmth me Ramën po negociohet rikthimi i tij, nëse Rama i plotëson kushtet.

Unë përgëzoj deputetët e opozitës që kanë votuar që dje. Shtyrja që u bë, çfarë nevojë kishte për këtë? Socialistët me urdhër të Ramës kërkuan shtyrjen në mënyrën që t’i japin kohë negociatës me Ahmetajn. Të gjitha këto janë histori krimi, histori turpi” tha Berisha.

Sipas Berishës, Ahmetaj është i specializuar për të vjedhur shtetin dhe është një nga hajdutët më të mëdhenj të historisë së shtetit shqiptar.

“Ai është hajduti më i specializuar për të vjedhur shtetin në historinë e shtetit shqiptar. Më i madhi është Edi Rama, por aftësitë e tij profesionale si hajdut janë të pakufishme dhe kjo është absolutisht e njohur” tha Berisha për Ahmetajn.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top