Berisha: Protestë më 16 maj, kur vijnë liderët europianë në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e cilësoi si manipulimin më të madh zgjedhore në historinë e Shqipërisë pluraliste. Në një dalje për mediat, Berisha deklaroi se zgjedhjet janë dominuar nga krimi i organizuar, blerja masive e votës, presioni shtetëror dhe përdorimi i patronazhistëve si mjete të terrorit elektoral.

Sipas tij, rezultati zgjedhor është i deformuar që nga veriu në jug dhe i mbështetur nga “një aparat kriminal shtetëror e mafioz”. Ai paralajmëroi se më 16 maj do të organizohet një protestë paqësore në bulevardin “Zogu i Parë”, me qëllim “sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar mbi krimet zgjedhore të qeverisë”.

“Nga veriu në jug nga lindja në Perëndim, Ju them që në rrethin e Durrësit bandat punonin oër deputetë të veçantë, tjetër Balla, tjetër ky, e tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë, po këshut në Fier, Mallakastër. Pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, serial killer, trafikant, dhunues e përdhunues.

Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, zarfi 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia për gjobat, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licensat për tu mbjellë. Çdo bimë kanabis ka qenë e përllogaritur për blerje votash.

Punësimi, punë për votë u aplikuar masivisht në këtë zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhustëve i futur rreth qendrave të votimit ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Dy drejtorë të lartë të SHISH u morën me të gjithë regjistrat e sigurimit të shtetit dhe e aktivizuan për karrigen e Edi Ramës. Po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral, është po kaq monstruoz në diasporë.

Në kutinë e Beratit, PS filte 99.6%, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta. Thirrja ime për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me votëmohim të numërojnë çdo votë. Të mbajnë shënim çdo parregullsi.

Libri i zi i këtyre zgjedhjve shkruhet më 16 Maj në orën 17:00 në Bulevarin Zogu i Parë për të sensibilizuar opnionin publik botëror mbi krimet montroz të përbindëshit elektoral Edi Rama që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar e ndërkombëtar. Protesta do të jetë paqësore, garantojnë se nuk do të ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë, por duam që të mësojnë se kanë qentë të ftuar nga një narkodiktator” – u shpreh Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top