Berisha prezanton logon e fushatës: Të jesh 1-sh është privilegj

Në konferencën për mediat ditën e sotme, kryetari i PD-së, Sali berisha ka prezantuar edhe logon e fushatës elektorale të koalicionit “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Berisha tha se numri 1 në fletën e votimit ishte fat dhe privilegj për Partinë Demokratike.

Ai tha se ato qytetarët që votojnë për numrin 1 në datën 11 maj janë gjithashtu 1-sha. Kryedemokrati tha se kjo logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit.

“Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit.”, u shpreh Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top