Kreu i PD-së, Sali Berisha iu ka dhënë porositë e tij deputetëve demokrate, se tashmë kishte ardhur koha që të kalonin në veprime. Teksa nuk cilësoi se çfarë kishte pikësynim me ‘veprimet’, Berisha theksoi se situata në Parlament është antiligjore.
Berisha sulmoi dhe presidentin e Begaj, që sipas tij i dha ‘levën për këtë qëllim Ramës’.
“Edi Rama tregoi se këtu është problemi në një diktaturë totalitare. Në 46-ën, Enver Hoxha i pushkatoi disa deputetë të opozitës, kurse ky pushkatoi Kushtetutën sot, parlamentin. Ky njeri që sot u kthye nga Brukseli, ky hapjen e kapitujve e konsideroi si licencë për të asgjësuar parlamentin. Të nderuar deputetë duhet të kalojmë në veprime. Ai nuk humbi kohë ndaj nesh. Ai tregoi fytyrën e tij, ne do të tregojmë betejën tonë për kushtetutën dhe parlamentin.”, tha ai.