Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit, një mediokër, dhe një artist të dështuar.
Gjithashtu Berisha u ndal edhe tek fushata zgjedhore e 14 majit, duke shtuar se në ditët në vijim takimet me qytetarët pritet të jenë në organizuar në sheshe, duke mos përjashtuar edhe takimet e mbyllura.
“Nuk kam pasur kurrë dyshime se Edi Rama është një mediokër dhe një artist i dështuar, një imitues vulgar, një shkarravitës dhe asgjë me tepër. Bazuar në vlerësimin e dy ekspertëve të shquar të Venecias që pikturat e tij, i quajtën piktura të një adoleshenti të droguar. Grupi “ ishte një nga grupet më të shquara në historinë e këngës shqiptare dhe një regjisore e njohur, Iir Begeja që ishte kujdesur për të në Paris, më duket edhe kur ishte arrestuar, i bëri klipin duke futur edhe zërin e tij në atë këngë. Kështu që tek tallavaja Edi Rama është vetja e tij, vulgariteti, mediokriteti dhe ai është aty. Edi Rama është brendi i Milva Konomit, e ka thënë vetë ajo”, tha Berisha.