Berisha për ministrat e rinj të Ramës: Mazniku i lidhur me Ndraghetën…

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka komentuar ndryshimet e bëra në qeveri nga Edi Rama në Asamblenë e PS. Berisha tha se emrat e rij që emëroi në ministri, janë persona që janë përfshirë në korrupsion.

“Në atë fjalim nuk kishte urrejtje për mua por për të vetët. Asambleja tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve. ‘bashkë kemi vjedh por burgu është për ju jo për mua’. Ky ishte morali.

Zëvendësimet, u tha shqiptarëve që jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Mazniku, ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I kam publikuar të gjitha këto. Ahmetaj ka thënë që te Nusreti ka porositur 2 biftekë, jo një.

Në vend që të shkojë në qeli për aferën me djegësit bëhet ministër. Koçiu është e regjistruar se merr para. I thotë vajza nënës së vet që duhet t’i jap para kësaj se nuk bëhet ndryshe. Rama po shtrëngon radhët me bashkëvjedhësit e tij kur ka qenë në bashki e pas. Mete, çfarë vidhej këtu shkonin dhe strehoheshin te ky. Plus që ka dhe ca pikëpyetje të mëdha të tjera por janë në hetim e sipër. Për këtë të ministrisë së jashtme nuk them dot gjë sepse nuk e njoh”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top