Berisha: Peleshi mbylli seancën pas denoncimit tim për Arubën

Nga jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha deklaroi se seanca e sotme plenare nuk ishte normale dhe se u mbyll pa debat nga socialistët pasi iu përmend takimi i Arubës Edi Ramës. Ai tha për gazetarët se do të vazhdojnë që të respektojnë rregulloren.

“A kuptuat ju gjë se pse u ndërpre dhe u votua në shpejtësi të rrufeshme? E vetmja gjë që ndodhi është denoncimi im për Arubën. Këto fjalë si të ishin thika apo bajoneta detyruan Peleshin të mbyllë Parlamentin. Ky është de fakto asgjësimin i Parlamentit.

Interpelanca është një e drejtë kushtetuese. 10 orë debat të parashikuara, këta mbyllin Kuvendin. Ky është një turp. Ne o të vijojmë, kemi vepruar në përputhej të plotë me rregulloren” – u shpreh Berisha jashtë Kuvendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top