Berisha: Pas vendimit të vulës na janë bashkuar deputetë dhe krerë degësh të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve poshtë dritares së tij u shpreh se qindra drejtues të degëve si dhe deputetë i janë bashkuar Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës dhe logos në selinë blu. Gjithashtu Berisha tha se betejën e madhe e kanë përpara dhe atë betejë do ta fitojnë së bashku.

“Të dashur miq, gjatë këtyre ditëve, me qindra e qindra anëtarë, drejtues lokalë, deputetë, pas vendimit të gjykatës janë bashkuar me ne. I përshëndes në emër tuaj në mënyrë të përzemërt. Përsëri them atë që deklarova para jush ditë më parë, mirë se erdhët në shtëpinë tuaj.

Betejën e madhe e kemi përpara dhe atë betejë do ta fitojmë së bashku, do ta bëjmë së bashku, Misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së re të bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve do ta përmbushim së bashku.

Të bashkuar në diversitet. Të bashkuar në të vërteta. Të bashkuar në mision për shqiptarët që të votojnë të lirë. Për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!” – tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top