Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish para ambienteve të SPAK, si edhe disa prej deputetëve të PD.
Të pandehur për këtë dosje janë Sali Berisha në cilësinë e ish-kryeministrit, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.