Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, duke ftuar mbështetësit e opozitës nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë. Duke folur para selisë blu, Berisha u shpreh se duhet të vazhdojnë kryengritjen e tyre paqësore gjer në fitoren përfundimtare.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare. Fitore, fitore, fitore!” tha Berisha.