Berisha paralajmëron protestë para SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës.

“Kraja dhe Prençi janë bashkëfajtor në inceneratorin e Tiranës. Ata ose kanë marrë reston ose kanë marr urdhëra për të fshehur të vërtetën. Cilido që të jetë çmimi ne do të bëjmë çdo gjë. Këto nuk mjaftojnë dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit nuk vjen kurrë. Para këtij institucioni që funksionon si dikur hetuesit e shtetit, që ka në gjirin e vet ish-xhelat, që shuajnë çdo ligj për të mbrojtur ata që ju plaçkisin juve. Duhet të zgjohemi”- tha Berisha.

Ish-kryeministri bëri thirrje për një protest para SPAK-ut, duke theksuar se institucioni funksionon si në diktaturë.

“Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do e drejtoj drejt fitores këtë opozitë. Edhe ne do e thërrasim. Për dijeni në botë protestohet para organeve të drejtësisë. Thirren të protestojnë në mbrojtje të interesit publik. Protesta është e vonuar. Është koha të veprojmë.

Slogani është se sot ne jemi pas opozitës ruse bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit opozita e pestë në botë e arrestuar dhe kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, si çdo përpjekje tjetër do të dështojë edhe kjo, sot të paktën ka opozitë, se ka u morën këto masa, beteja me idealet është shumë e vështirë. Intenerarin nuk e caktoj unë. Ne ecim me një program diskret, në kohën e duhur do ta merrni vesh, nëse xhelatë të ligjit dhe të së drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro të zhdukura, apo ai tjetri e çojnë për hetim, konflikt interesi, ata e meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të së drejtës”– tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top