Berisha paralajmëron protesta: Nuk do ndalen derisa Rama të largohet nga zyra

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se PD do të nisë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Berisha theksoi se përgjegjësia kryesore për skandalet e tenderave, përfshirë edhe aferën e tunelit të Llogarasë, bie mbi Edi Ramën.

“Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën.

Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. U garantoj unë ju se po të mos jenë ato protesta udhëhequra nga Belind Këlliçi, 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot.

Kësaj here do kapim Edi Ramën. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që në mënyrë absolute do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top