Berisha: Opozita në këmbë, përpara kemi misionin më të rëndësishëm

Sali Berisha përforcoi thirrjen e tij se opozita ka sot misionin më të rëndësishëm të saj, përmbysjen e sundimit mafioz të Edi Ramës.”Protestat e shpëtojnë Shqipërinë”, është thelbi i mesazhit të tij.

Duke veçuar një fragment nga fjala e mbajtur në Kryesinë e Partisë Demokratike dje, Berisha ka publikuar këtë video-mesazh drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë, në të cilin thuhet:

“Opozita në këmbë para”.

“Opozita është në misionin më të rëndësishëm të saj që nga themelimi, mision me të cilin ajo duhet të përmbysë këtë shtet mafioz, këtë sundim të mafies, të kryesuar nga Edi Rama, i cili nuk asnjë lloj interesi tjetër qytetar, kombëtar, shoqëror, civil përveç pasurimit të tij të çmendur dhe klanit të tij.

Zbulimet e fundit të shërbimeve inteligjente franceze, belge, holandeze dhe britanike, dëshmojnë këtu se shoqëria shqiptare e tëra noton mbi krimin, drogën dhe se në Shqipëri, vendimmarrës absolut është krimi. Vendimmarrës që po rrënon më shumë se çdo luftë ka rrënuar një vend, më shumë se çdo luftë ka rrënuar një shoqëri.”

 

https://fb.watch/mD12vamnh8/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top