Berisha nuk përmbahet me akuzat ndaj Ramës, i çon edhe një mesazh

Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Sali Berisha përdori një fjalor të ashpër ndaj kryeministrit Rama.

Berisha i çoi një mesazh Ramës, në ditën që pritet vendimi për vulën e PD-së. Gjithashtu, Berisha e cilësoi armik të shqiptarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

“Së pari një mirënjohje për të gjithë ju sot në këtë protestë madhështore që keni lënë cdo gjë dhe keni ardhur nga të katërt anët në një protestë të revolucionit tonë demokratik paqësor, në një protestë në të cilën ne jemi të vendosur ti shkurtojmë orët e ditët muajt, kësaj qeveria anti shqiptare me në krye Edi Ramën i cili faktohet para Shqipërisë dhe botës si pushtuesi më i egër i këtij vendi, Edi Rama është armik i qënies suaj është plackitësi më i madh në historinë e vendit është armik i miqve tanë në SHBA dhe në Evropë, në rast se ju kujtohet vite më parë flakte si leckë flamurin amerikan, pak vite më parë rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon kryezbuluesin e SHBA një vit më parë zhduku nga SHBA flamurin e NATO-s e cila përbën sot aleancën më kryesore të paqes dhe sigurisë në botë. Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij, shqiptarët në tetë vite u pakësuan me rreth 1 milionë banorë me këto ritme Rama synon që pas 60 vitesh këtu të ketë ndërtesa bos dhe kampe refugjatësh por jo shqiptarë të vërtetë. Ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë”, tha Berisha.

Gjithashtu, për Berishën, Rama është një hajdut i papërmbajtur.

“Ne jemi këtu për t’i thënë: “Edi Rama sot ke para, banka, cdo gjë, por me asgjë nuk mundesh kurrë të mposhtës idealet e këtyre qytetarëve, idealet e revolucionit”.

Berisha tha ndër të tjera se “këto 22 milionë euro, 4 milionë euro, 10 mijë dollarë dreka janë vjedhje xhepi për këtë se vjedhjet e tjera janë dhjetra e 100 herë më të mëdha, firmos 420 milionë euro për djegësa që nuk ekzistojnë, vjedh 122 miliardë lekë që mjaftojnë për të rritur rrogat e gjithë shqiptarëve. Plackit e vjedh Portin e Durrësit, së paku 4 deri në 5 miliardë pasurinë më të cmuar të Durrësit e shqiptarëve”.

Berisha hoqi një paralele mes sjelljes së Edi Ramës ndaj PS-së, dhe sipas tij, asaj ç’ka po përpiqet të bëjë me PD-në tashmë. Berisha i çoi një mesazh Ramës, në ditën që pritet vendimi për vulën e PD-së.

“Sot pasi asgjësoi PS, i hoqi të drejtat e votës dhe çdo gjë, e uzurpojë me sektin e rilindjes, ai kërkon të asgjësojë edhe PD mendon të përjashtojë nga zgjedhjet.

Edi Rama do të përjashtojmë nga Shqipëria, ne jemi këtu sa të jetë toka, ne nuk lëvizim kurrë.

Revolucioni ynë ka misionin e madh të demokracisë, të shpërthimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje çdo të riu bashkohuni me këtë revolucion, revolucionin e bëjnë të rinjtë.

Energjia e të rinjve i bën ato të pathyeshme para asgjëje, i bën ato të triumfojnë mbi cdo gjë

Luftoni për veten, për të ardhmen dhe për Shqipërinë.

I bëj thirrje socialisteve mbarë shqiptarë bashkohuni me këtë revolucion. Idealet tuaja nuk janë vjedhja, nuk janë shkretimi i Shqipërisë. Idealet tuaja nuk janë shkatërrimi i vendit, bashkohuni me ne. Revolucioni nuk është i Sali Berishës, por i cdo shqiptari.

Një thirrje vëllazërore do tu drejtoj sot të gjithë atyre që i shohin forcat politike me mosbesim, që janë të zhgënjyer dhe vazhdojnë rrugën në vetmin ë tyre. Unë iu them se keni shumë arsye për të qenë të zhgënjyer, por nuk mund të gjeni arsye për të qenë indiferent. E keqja nuk kërkon asgjë tjetër për të triumfuar, vetëm indiferencën e njerëzve të mire si ju

Ndaj bashkohuni me ne për të hedhur këtë kalbësirë që po rrënon vendin tonë.

Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, mos harroni se në ligj dhe moral ju nuk jeni shërbëtorë të një organizatë kriminale që kryesohet nga Rama, por jeni shërbëtore të këtyre qytetarëve

Sot ju përjetoni një terror dixhital dhe të gjithanshëm, Rama ju ka shndërruar në qenie virtuale. Bashkohuni me ne në këtë revolucion të përcjellim sa më shpejt, të përmbysim këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top