Berisha: Nuk ka parlament derisa ligji të mbizotërojë

Pas përfundimit të seancës kaotike të ditës së sotme në parlament, Kreu i Partisë Demokratike është prenoncuar për mediat jashtë kuvendit. Në këtë deklaratë, Sali Berisha, ritheksoi se beteja e opozitës vijon të jetë për ligjin. Ai vijon me akuza ndaj Ballukut dhe Agasin duke thënë se ky i fundit është ndër njerëzit më të afërm të Ramës.

Sipas Berishës, me ata që zbatojnë moton ‘vidh dhe ik’, nuk ka dhe nuk do të ketë një senacë plenare derisa ligji të mbizotërojë.

“Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor. Motoja e tyre është vidh dhe ik. Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore. Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament. Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top