Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në parlament ka kundërshtuar mbylljen e aplikaconit TikTok, të cilin kryeministri Rama e krahasoi disa javë më parë me rrugaçin e lagjes, me të cilin asnjë prind nuk do dëshironte të shoqëroheshin fëmijët e tij.
Berisha ngritjen e një komisioni parlamentar, që e quajti “Komisioni i të vërtetës”, për të zbuluar se kush ka përdorur Sky Ecc dhe Encro Chat.
“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, është EncroChati, vrasësi, trafikanti. Krijimi i komisionit të të vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.
Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha.