Berisha nga protesta: Shqiptarë zgjohuni, nuk është betejë për mua, por kundër diktaturës

Ish-kryeministri, Sali Berisha nga protesta para Gjykatës së Lartë u ndal te kërkesa e SPAK për masën ‘arrest shtëpie me mbikëqyrje policore’, duke thënë se armiqtë tij mendojnë se duke i bllokuar komunikimin do ta pengojnë atë nga kritikat dhe sulmet ndaj qeverisë.

Berisha tha se ndonëse po e burgosin në mënyrë të padrejtë, kjo nuk është betejë për të, por për demokracinë e shqiptarëve.

“Duke më hequr të drejtën e komunikimit mendojnë se do shpëtojnë nga kritikat dhe sulmet e merituara. Miqtë e mi, sot duhet të kërkojmë vëmendjen e çdo shqiptari, sepse kur gjykata përdoret si armë kundër opozitës, kjo është diktaturë. Kur i konfiskohet hapur logo dhe vula, dhe kërkohet t’i jepet një personi që është krahu i Ramës, kjo është diktaturë. Shqiptarë zgjohuni se po ndodh ajo që ka ndodhur në Rusi, Bjellorusi. Jo diktaturë si ato të vjetrat me kampe përqendrimi, por diktaturë moderne me gjykata që burgosin opozitën. Kjo nuk është betejë e Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrë të padrejtë, kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top