Berisha: Nga një masakër në tjetrën, nuk mund të gjuhet kurrë mbi një 11-vjeçar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Krujë ku po viziton disa nga bizneset e Tregut Artizanal për prezantimin e programit “Shqipëria Madhështore”. Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe atentatin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Ai tha se po kalohet nga një masakër në tjetrën, ndërsa shtoi se nuk mund të qëllohet kurrë me armë zjarri drejt një 11-vjeçari. Berisha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për këtë situatë, ndërsa tha gjithashtu se policia ende nuk është në gjendje të thotë kush ishin autorët.

“Nga një masakër në tjetrën, mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën. Katër vetë morën breshëri dhe deri tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Por një 11 vjeçar kurrë nuk mund të gjuhet mbi të. Njeriu që i ndërsen dhe i thotë “hani kokën e njëri tjetrit, po më shërbeni mua” krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ju lutem cdo qytetari të mbajë shënim personin që iu bën presion për votën. Absolutisht do të shpallet terrorist.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top