Berisha nga foltorja e Kuvendit akuza të ashpra për qeverinë dhe ish-zv/kryeministren

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke sulmuar qeverinë dhe duke e cilësuar ish-zv/kryeministren Belinda Balluku si “kryehajduten më të madhe pas Edi Ramës”.

Berisha u ndal edhe te çështja e raportit IBAR, duke pretenduar se ai nuk është bërë transparent për publikun dhe se qytetarët nuk janë informuar për përmbajtjen e tij.

Ai akuzoi qeverinë për lidhje me “mashtrime” dhe duke e cilësuar situatën si të kontrolluar nga interesa të errëta. Në një moment të debatit parlamentar, Berisha ironizoi ish-ministren e Jashtme Elisa Spiropali.

“Balluku kryehajdutja më e madhe pas Edi Ramës. Dhe këtu doli se raporti IBAR nuk u miratua. Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj. Pse ua fshini qytetarëve raportin ju? E keni mbushur fund e krye me mashtrime. Ju kërkoni që të flisni për një raport që qytetarët nuk e dinë. Si të pranoni ju zoti Kryetar, dhe nuk dinë qytetarët se çfarë është thënë? Çfarë jeni ju? Peng mafie? Ajo e quan pallosh i gjatë, dhe ai ça nuk bën, e mbron. Ti e quan Skënderbe, ai të flak (I drejtohet Spiropalit).”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top