Berisha në Pukë: Kjo tokë klith se po mbetet shkretëtirë nga largimi i shqiptarëve

Sali Berisha ndodhet sot në Puka ku po prezanton kandidatët e PD për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha u shpreh se një nga problemet më të mëdha është shpopullimi i vendit dhe se pas 11 majit PD do të marrë masa që situata në vend të përmirësohet dhe të larguarit të rikthehen.

“Nëse kjo tokë ka një klithmë, thotë më shpëtoni se po mbetem shkretëtirë. Imagjinoni çdo të ndodhe me shqiptarët në 4 vite katastrofë të re. 11 maji ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët, që ëndrrat e tyre t’i vendosin në Shqipëri.

Ditë për mbarë kombin që mln shqiptarë të larguar në 10 vite të rikthehen të vijnë për të ndërtuar këtu ëndrrën e tyre e për të vendosur Shqipërinë në rrugën e madhështisë.
11 maji fitore jo vetëm e opozitë dhe koalicionit ASHM”, tha ai.

Berisha u ndal më tej tek pensionet dhe mungesën e vullnetit të qeverisë për t’i rritur ato.

“Ftoj çdo socialist dhe të paparti të na dëgjojë. Çfarë ndodhi në janar kur në Kuvend edhe buxheti 8 mld euro? Rama i zhytur me ministrat e tij në vjedhje e korrupsion pati zemër e shpirtkeqësi të ndajë nga 8 mln euro, për 760 mijë gra e burra të thinjur, gjithsej 16 milionë.
Kur ne kërkuam të votohet ligji i minimumin jetik tha kjo na çon në humnerë. Pse nuk ra në humnerë Kosova e Maqedonia?
Kjo është një betejë kundër humnerës që e thelluan me vjedhje. Sot jemi i vetmi vend në botë ku një zyrtar merr 30-40 pensione rrogë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top