Berisha në Librazhd: Rama u mori qytetarëve një rrogë me bordet e tij

Ish kryeministri ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në Librazhd ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shefki Çota.

Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se sot Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Ai u shpreh se shqiptarët kanë humbur një rrogë në vit për të paguar kostot e rritje së çmimeve.

Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me diktatorin Enver Hoxha duke shtuar se në disa aspekte e ka kaluar edhe vetë atë duke detyruar popullin shqiptar të largohet nga vendi.

“Sot ne jemi vendi me rrogat më të ulëta në rajon. Sot jemi vendi me varfërinë më të dhimbshme në rajon. Në vitin 2013 ishim vendi me rrogat më të larta në rajon. Ato rriteshin vit pas viti dhe rritej shpresa. Sot vetëm nga rritja e çmimeve në një vit çdo pensionist ka lënë dy pensione për ushqime më shumë se dy vite më parë.

Ka shpenzuar sipas ekonomistëve të pavarur 430 mijë lekë ushqime më shumë. Çdo qytetar ka lënë një rrogë më shumë. A ju kujtohet ju premtimi i Edi Ramës për rrogën e trembëdhjetë? U mori dhe rrogën e 12-të me bordet e tij. Të mbështesësh me 14 Maj përfaqësuesin e Edi Ramës mbështet Edi Ramën. Mbështet varfërinë. Çdo qytetar me integritet voton për veten e tij. Ne qytetarët më shumë se çdo komb tjetër e dimë çfarë do të thotë pushtet i përqendruar në një dorë.

Sot cili është ai që mund të thotë se Edi Rama nuk ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij? Në disa aspekte më shumë se vetë Enver Hoxha. Edi Rama nuk ka skuadrat e pushkatimit dhe kampet e përqendrimit. Por Edi Rama po përzë shqiptarët nga Shqipëria me politikat që ndjek.

Po i përzë vetëm sepse e di që nuk e votojnë. Ky njeri që ka të gjitha pushtete si u soll me ju? Së pari 2-fishoi taksat e biznesit”, deklaroi Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top