Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar sërish që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. Berisha tha se Rama duhet të hiqet me mosbesim. Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa doli në mbrojtje të protestave qytetarë për largimin e kryeministrin, ndërsa theksoi se zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet kurrë.
“Ata kanë kërkesa shumë të drejta. Ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime mafioze duke marrë bandat. Vlora Hyseni, agjentja e përbashkët e Ramës dhe e Vucic ka marrë ekspertë serbë anti demonstrata. Unë paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta. Zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë, pastaj do ikni si mi. Më mirë tani, burrërisht, kini guxim të votojmë ligjet, të heqim me mosbesim Ramën dhe t’i japim zgjidhje krizës që do jetë shumë herë me e thellë në ditët dhe javët që do vijnë”, tha Berisha.