Berisha në Dibër: Vota e 14 majit vendos fatin e Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm sot në Dibër për të prezantuar kandidatin për Bashki Ismail Uka, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë në 14 maj për ndryshim.

Berisha theksoi se çdo shqiptar me votën e tij në 14 maj do të vendosë mbi fatin e Shqipërisë.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama ka kapur çdo pushtet në vend dhe se i përdor ato sipas orekseve të veta, ndërsa vendi po boshatiset.

Sali Berisha: Ismail Uka është një bir i juaji i cili mishëron virtyte më të arrira të Dibranëve, shpirtin dhe ndershmërinë, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën dhe Ju. Ismail Uka vjen si kandidat i juaji, i lirisë dhe i votuar nga ju, jo nga kryesia e partisë. Ky është një ndryshim i madh, Uka me Skënderin në garë u ndan me një votë, por fakti që fitoi nuk e zhvlerëson fitoren e tij, dëshmoni ju se çdo votë kushton, madje dhe fitoren. Përpjekje të mëdha u bënë, pati rezistencë për primaret në zona të caktuara na kërkuan të hiqnim dorë, por nuk u tërhoqa.

U tregova besnik ndaj jush, sot ne nga Tropoja në Konispol, të gjithë kandidatët janë të lirisë dhe mbështetës të PD. Kjo e bën Ismailin, Dëfrimin dhe Skënderin, të gjithë kandidatët tanë dy herë më të përgjegjshëm para ju, garantoj se ata do të jenë shërbëtorët tuaj, do punojnë për një model të rin, ndryshim jetik për Dibrën. DO përdorin me transparencë çdo qindarkë të taksave tuaja, për t’i kthejë në mbështetje për ferma, shkolla. Dibra si qark, Peshkopia si rreth ka potenciale të mëdha turistike, bujqësore e blegtorale, ka ujra të famshme por pasuria më përrallorë janë dibranët. Kam besim se më 14 maj ju do votoni ndryshimin, për Shqipërinë.

Jam këtu për t’i bërë thirrje atdhetarisë tuaj e shpirtit punëtor që mos të harrojë se më 14 maj vërtet janë zgjedhjet, por atë ditë janë të jetë sonë. Çdo shqiptar me votën e vetë, vendos fatin e Shqipërisë, të ardhmen e vendit. Jemi në një rrokullisje që nuk mbahet mend, Dibra po shkretohet me një shpejtësi të rrufeshme. Kurë ndonjëherë nga këto troje nuk kanë ikur në 8 vite mbi 35% e shqiptarëve, asnjë luftë, betejë, asgjë nuk ka përzënë kombin si ky rrëgjim. Është vendosur monizmi, Rama kontrollon çdo pushtet përveç Shkodrës, 10 herë më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991, i përdor ato në shkelje flagrante me ligjin, i përdor sipas orekseve të veta.

Monizmit në histori kanë qenë dramat më të mëdha të vendit, stalinizmi na shkatërroi ne banorë të një vendi të bekuar. Unë ish presidenti juaj kisha 16 dollarë në muaj, barazohej vetëm me 2 vende në planet. Monizmi i dytë po na përzë nga trojet, pamëshirë. Vendi ynë ka kapacitet 10 herë më shumë për kaq shqiptar sa jemi, sikur vendi të kishte zë do thoshte pse po më braktisni, pse po largoheni? Sikur ata që ranë për liri do pyesni, pse ramë ne kur ju braktisni këtë vend. Në 8 vite u larguan 837 mijë shqiptarë, shkon mbi 1 milionë, çfarë do ndodh me ne pas 8 vitesh të tjera? Çfarë jemi ne?

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top