Berisha në Asamblenë e Këshillit të Evropës: Vijojmë betejën me narkoshtetin

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës.

Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka dhënë mesazhin nga Asambleja e PE-së, ku ndodhet së bashku me deputeten Albana Vokshi.

“Mirëmëngjes miq, një përshëndetje e përzëmërt nga Selia e Asamblesë Parlamentare të këshillit të Evropës. Jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve”, shprehet ai.

Kjo vizitë vjen dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë dhe para Kuvendit, e cila bëri jehonë për shkak të përplasjes së protestuesve me Policinë dhe dhunës së kësaj të fundit.

Më herët Berisha kishte postuar një video nga protesta opozitare e organizuar nga PD të shtunën, ku vinte në dukje faktin se “uragani tmerroi Ramaduron”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top