Berisha: Në 8 vite Rama e ktheu Elbasanin në tokë të mallkuar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi. Ai tha se zgjedhjet 14 majit, do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, ku sipas tij do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia.

“Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit”, – tha Berisha.

Berisha tha se nuk është ndjerë kurrë më krenar se sa sot kur prezanton kandidaturën e Luçiano Boçit.

“Hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz të qytetarëve me procesin e Primareve. Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët për Luçiano Boçin dhe kandidatët e primarëve në mbarë Shqipërinë”, – shtoi Berisha që më pas nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Si ka mundësi të ecim të përgjumur duke parë Shqipërinë që shpërbëhet çdo ditë. Duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë nga Elbasani dhe nga Shqipëria. Një thirrje e thellë buron nga shpirti i çdo shqiptari, të zgjohemi ti dalim zot Shqipërisë, të zgjohemi, të votojmë, të firmosim, fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan, fitoren e kandidatëve tanë kudo.

Po pse Elbasani, pse Shqipëria. Nga qyteti i bekuar, nga dhe i bekuar, u shndërruar në 8 vite në një kohë kaq të shkurtër, në qytet i mallkuar, në dhe i mallkuar, në të cilin qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet jeta, qytetarët nuk besojnë se mund të ndërtohet e ardhmja.

Nuk ka kushtrim më të madh, apel më të thellë për të gjithë ata të cilët kanë në shpirtin e tyre, një grimë dashuri për Elbasanin dhe Shqipërinë. Të votojmë ndryshimin me 14 maj sepse Shqipëria, Elbasani janë tokë e bekuar, është qytet i bekuar” – tha Berisha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top