Berisha: Në 2025 luani do jetë zgjuar të përballet me hienat

Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij ai ka folur vetëm për dosjen e SPAK, e cila e akuzon për korrupsion ndërkohë që ka të arrestuar edhe dhëndrin. Berisha tha më tej se në vitin 2025 “luani do të përballet me hienat”.

“Misioni ynë është shëpëtimi i Shqipërisë. Pavarësisht propagandës së regjimit ne kemi bërë një punë shumë të mirë. Nëse nuk do të kishin frikë dhe tmerr nga ne, ata nuk do të ndërmerrnin akte të tilla. Ne kemi nisur një proces bashkimi që nuk do ta frenojë askush. Në 2025 luani do të jetë i zgjuar dhe do të përballet me hienat që menduan se mund t’ja hedhin shqiptarëve me një diktaturë të dytë. Kemi sakrifica për të bërë”, deklaroi Sali Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top